Aktivitete

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza marshoi në protestën e 8 Marsit, së bashku me qindra gra dhe vajza, burra dhe djem të angazhuar me cështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza marshoi në protestën e 8 Marsit, së bashku me qindra gra dhe vajza, burra dhe djem  të angazhuar me cështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje. Ne marshuam për një shoqëri pa dhunë ndaj grave dhe vajzave, ku burrat dhe gratë kanë mundësi dhe të drejta të barabarta. LKGV I fton të gjithë qytetarët që të mbeten të ndjeshëm ndaj barazisë gjinore dhe të mos e pranojnë dhunën, në asnjë formë të saj. Falenderojmë Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Ambasadën Norvegjeze për mbështetjen e tyre gjatë këtij marshimi.

Nëse dhunohesh, mos ki frikë nga denoncimi!

Nis me fyerje, poshtërim, dhunë, frikë, dhimbje dhe përfundon me krim! Kjo është tragjedia që plagos çdo ditë familjet shqiptare. Policia e Shtetit ka raportuar për Mikroskop numrin alarmant të grave që kërkojnë mbrojtje nga shteti. Ku po e çon dhuna familjen shqiptare? Ç’ndodh me jetët e grave të dhunuara dhe fëmijëve të tyre?

Në studiot e TemA TV. flasin për Mikroskop Iris Luarasi, Dr.Ekzekutive e QK për Gratë dhe Vajzat, Erinda Bllaca, Koordinatore e QK për Gratë dhe Vajzat dhe
Migena Ismailati, Koordinatore e Rrjetit për Zhvillim Komunitar.