Ndihmë për gratë e abuzuara dhe të dhunuara
Të mbrosh veten duke shpëtuar nga dhuna në familje

Largimi nga një marrëdhënie e dhunshme dhe abuzive nuk është i lehtë. Ndoshta mund të jesh ende duke shpresuar se gjërat mund të ndryshojnë ose ndjehesh e frikësuar nëse partneri yt e kupton që po përpiqesh të largohesh prej tij. Cilado qofshin arsyet, ti ndoshta ndjehesh e ngujuar dhe pa përkrahje. Por përkrahja është aty. Ekzistojnë mjaft mundësi e shërbime për gratë e dhunuara, duke përfshirë këtu linjat e këshillimit, strehëzat, qendra të cilat ofrojnë trajnime për punë, shërbim ligjor falas dhe kujdes për fëmijët.

Ti meriton të jetosh larg frikës.
Fillo duke na kontaktuar në numrin 0800 40 20

Nëse ndihesh e dhunuar fizikisht, emocionalisht, psikologjikisht apo seksualisht,
Mos Hesht!
Telefono Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza në numrin pa pagesë
0800 40 20

 

Largimi nga një marrëdhënie abuzive
Nëse je e abuzuar, kujto :

Ti nuk mund të fajësohesh pse ke qënë e dhunuar apo e keqtrajtuar.
Ti nuk je shkaku i sjelljes së dhunshme të partnerit tënd.
Ti meriton të trajtohesh me respekt.
Ti meriton një jetë të sigurt dhe të lumtur.
Fëmijët e tu meritojnë një jetë të sigurt dhe të lumtur.
Ti nuk je vetëm. Ka shumë njerëz që janë aty e presin të të ndihmojnë.
Ndihmë për gratë e abuzuara dhe të dhunuara:
Sido që të jetë vendimi yt, të largohesh apo të qëndrosh në një marrëdhënie abuzive