LKGV hapi Linjën e parë të Këshillimit për Gra dhe Vajza të dhunuara në Shqipëri më 1996.
Ne ofrojmë këshillim telefonik si dhe këshillim ballë për ballë për qindra gra çdo vit. Linja jonë ofron këshillim psikologjik dhe ligjor falas, me qellim fuqizimin dhe mbështetjen e grave që janë viktima të dhunës.

Ne besojmë në një botë ku mardhëniet janë të shëndetshme dhe pa dhunë

Ne u përgjigjemi të gjitha telefonatave dhe u rikthejmë fuqinë viktimave të dhunës

  • Ndihmë për gratë e abuzuara dhe të dhunuara
  • Mbro veten duke shpëtuar nga dhuna në familje

Largimi nga një marrëdhënie e dhunshme dhe abuzive nuk është i lehtë. Ndoshta mund të jesh ende duke shpresuar se gjërat mund të ndryshojnë ose ndihesh e frikësuar nëse partneri yt e kupton që po përpiqesh të largohesh prej tij. Cilatdo qofshin arsyet, ti ndoshta ndihesh e ngujuar dhe pa përkrahje. Por përkrahja është aty. Ekzistojnë mjaft mundësi e shërbime për gratë e dhunuara, dhe një nga ato është Linja e Këshillimit.

Ti meriton të jetosh larg frikës.

Fillo duke na kontaktuar në numrin pa pagesë 116117

Nëse ndihesh e dhunuar fizikisht, emocionalisht, psikologjikisht apo seksualisht,

Mos Hesht!

Telefono Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza në numrin pa pagesë

116117

Largimi nga një marrëdhënie abuzive

Nëse je e abuzuar, kujto:

  • Ti nuk mund të fajësohesh pse ke qënë e dhunuar apo e keqtrajtuar.
  • Ti nuk je shkaku i sjelljes së dhunshme të partnerit tënd.
  • Ti meriton të trajtohesh me respekt.
  • Ti meriton një jetë të sigurt dhe të lumtur.
  • Fëmijët e tu meritojnë një jetë të sigurt dhe të lumtur.
  • Ti nuk je vetëm. Ka shumë njerëz që janë aty e presin të të ndihmojnë.
  • Ndihmë për gratë e abuzuara dhe të dhunuara:
  • Cilido të jetë vendimi yt, të largohesh apo të qëndrosh në një marrdhënie abuzive

Ne u ofrojmë grave që janë viktima të dhunës këshillim psikologjik si një instrument thelbësor mbështetës.

Ne ofrojmë këshillim ligjor për gratë që janë viktima të dhunës, duke besuar se informacioni mbi te drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat civile është shtysa më e fortë për t’u larguar nga situatat abuzive.