Pozicioni: Koordinatore

Projekti: “ECONOMICALLY EMPOWERING WOMEN, SURVIVORS OF DOMESTIC VIOLENCE THROUGH VOCATIONAL TRAININGS, CAPACITY-BUILDING INTERVENTIONS AND AWARENESS RAISING CAMPAIGN” 

Periudha e kontratës:    21/11/2019 – 31/08/2020

Kohëzgjatja e punës:      21 ditë

 

Informacion mbi projektin dhe qëllimin e shërbimit

Në kuadër të projektit “Cooperation between CSOs and groups of former victims of trafficking and domestic violence for the economic empowerment of victims”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga KMOP dhe Different & Equal, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) po zbaton projektin me titull “Economically empowering women, survivors of domestic violence through vocational trainings, capacity-building interventions and awareness raising campaign”.

Me qëllim realizimin e këtij projekti, Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza kërkon të kontraktojë një ekspert në rolin e Koordinatores së punës dhe aktiviteteve.

Përgjegjësitë e ekspertit

  • Eksperti është përgjegjës për organizimin e aktiviteteve që LKGV do të zhvillojë në kuadër të projektit.
  • Eksperti duhet të krijojë ndërlidhje me përfituesit për të identifikuar dhe përcaktuar kërkesat, objektivat dhe fushëveprimin e projektit.
  • Të sigurojë që nevojat e përfituesve janë plotësuar teksa projekti zbatohet.
  • Të krijojë dhe ruajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.
  • Të monitorojë dhe ndjekë progresin e projektit.
  • Të realizojë me cilësi gjithë sa më sipër dhe brenda kohëzgjatjes së aktiviteteve të projektit.

Përgjegjësitë e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza

  • Të lehtësojë punën e koordinatorit duke krijuar kushte të përshtatshme pune.

Aftësitë dhe eksperiencat e nevojshme

  • Diplomë e nivelit master, mundësisht jashtë vendit.
  • Njohuri shumë të mira rreth situatës së të drejtave të grave në Shqipëri.
  • Njohuri shumë të mira të paketës ligjore për barazinë gjinore, dhunën në familje dhe Kodin e Puëns.
  • Aftësi të mira komunikative.
  • Aftësi të mira bashkëpunuese për punë në grup.
  • Eksperiencë në dhënien e ndihmës ndaj shtresave vulnerable.
  • Eksperienca të mëparshme në koordinim.
  • Njohje e shkëlqyer e gjuhës angleze.

Procesi i aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin: a) CV në gjuhën angleze

Afati i dorëzimit të aplikimit është data 20 Nentor 2019, në adresën linjaekeshillimit@gmail.com

Përzgjedhja e ekspertit

Përzgjedhja e ekspertit do të realizohet në sajë të përputhshmërisë së aplikimit me kërkesat që përmbajnë Termat e Referencës.

Shkarko dokumentin e plotë

Thirrje për koordinator

There are no comments yet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>